Ish-Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, është emri i dakorduar nga LDK e VV për President të ri të Kosovës. Sejdiu, që aktualisht punon si profesor në Fakultetin Juridik, para hiç më larg se katër muajve, ka përfituar një tender në Ministrinë e Drejtësisë.
Në prill të vitit 2026, Operatori Ekonomik “Legalis SSM L.L.C” është shpërblyer me kontratë nga Ministria E Drejtësisë për “Opinion Profesional dhe Korniza Kushtetuese & Ligjore për Investime të Huaja”. Vlera e përgjithshme ishte 23 mijë euro.
KONTRATA – DOKUMENT:

Sejdiu, në kompaninë “Legalis SSM L.L.C” është ortak me Artan Muratin, ish-Shef i Kabinetit tek ish-Presidentja, Vjosa Osmani si dhe me Yll Sadikun.
DOKUMENT:

Në regjistrin e pasurisë, Sejdiu ka deklaruar 35 për qind të aksioneve në “Legalis SSM L.L.C”.
DOKUMENT:

Gjithashtu, ai figuron edhe si nënshkrues i kontratës me Ministrinë e Drejtësisë.
DOKUMENT:


Sejdiu është ish-Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Ai ka qenë gjyqtari raportues në rastin KO95/20, rastin që çoi në rrëzimin e Qeverisë së Avdullah Hotit.
Pajtimi për Sejdiun u arrit në takimin që Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku patën të mërkurën (31 gusht).






