Kandidati për deputet nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu me numër 109, ka zhvilluar një takim me veteranë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë në Açarevë.
Haxhiu ka kujtuar emocionet e para të veshjes së uniformës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke theksuar rëndësinë historike të Açarevës.
“Në Açarevë, për herë të parë e kam veshur uniformën më të bukur në botë, uniformën e UÇK-së”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, qytetarët tashmë e kanë kuptuar rëndësinë e zgjedhjeve të 7 qershorit dhe mobilizimi për fitoren e PDK-së po rritet çdo ditë në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës.
“Në çdo lagje, fshat dhe qytet ka mobilizim për të arritur fitoren e PDK-së, për ta ndalur krizën dhe për ta filluar ndryshimin pozitiv për Kosovën”, është shprehur Haxhiu.
Ai ka bërë thirrje për mbështetje të Bedri Hamza dhe kandidatëve të PDK-së në zgjedhjet e ardhshme, duke përdorur sloganin: “STOP KRIZËS, NDRYSHO KOSOVËN!”.






