Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka kritikuar vendimin e qeverisë në detyrë për ndarjen e dy milionë eurove për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë.
Në një postim në Facebook, ai këtë vendim e quajti “alarmant” dhe “të pabesueshëm”.
“Alarmante. E pabesueshme. Prokuroria duhet sonte të zbarkojë në Qeveri”.
“Sonte, Albin Kurti ka dhënë shenja se është në gjendje me shkelë mbi të gjallë dhe të vdekur për të fituar zgjedhjet”, tha mes tjerash Behrami.
Ai tha se Kurti “është në gjendje me përdor edhe AKI-në, Policinë, KQZ-në dhe çdo mekanizëm shtetëror për të fabrikuar rezultat zgjedhor në favor të tij”.






