Kandidati për deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për, siç thotë ai, dështimin për të përmbushur premtimet në sektorin e shëndetësisë gjatë gjashtë viteve të qeverisjes.
Haxhiu ka thënë se shëndetësia është përballur me degradim, duke përmendur listat e gjata të pritjes për pacientët dhe largimin e profesionistëve shëndetësorë nga vendi.
Ai ka bërë të ditur se në takime me mjekë dhe profesionistë shëndetësorë, është zotuar për masa konkrete, përfshirë rritjen e pagave për 50 për qind, ndalimin e ikjes së mjekëve, implementimin e sigurimeve shëndetësore dhe investime serioze për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve.
Mesazhin e tij e ka përmbyllur me thirrjen: “Stop krizës, ndrysho Kosovën!”.
Postimi i plotë:
Si për shumëçka tjetër, Albin Kurti dhe VV kishin premtime të mëdha për shëndetësinë para se të vinin në pushtet. Dhe, si për shumëçka tjetër, ky premtim nuk u mbajt. Për 6 vitet e qeverisjes së tij, shëndetësia ka degraduar, me lista te gjata të pritjes për pacientët dhe me ikje të profesionistëve shëndetësorë.
Në takime me mjekë dhe profesionistë shëndetësorë, u zotuam, veç tjerash, se do ta ndalim krizën në shëndetësi, do t’i rrisim pagat për 50%, do ta ndalim dukurinë e ikjes së mjekëve, do t’i implementojmë sigurimet shëndetësore dhe do ta përmirësojmë kujdesin ndaj pacientëve me investime serioze në shëndetësi.
STOP KRIZËS,
NDRYSHO KOSOVËN!
#VotoPDK125
#BedriHamzaKryeministër1
#ProfBekimHaxhiuKamishi109






