Presidenti Ademi uron FC Dritën për titullin kampion në Superligë

- Advertisement -

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar FC Dritën për fitimin e titullit kampion në Albi Mall Superligë. Ai e cilësoi këtë si një sezon të jashtëzakonshëm për klubin gjilanas, i kurorëzuar me trofeun pas paraqitjeve të qëndrueshme dhe përkushtimit gjatë gjithë kampionatit.

Ademi përgëzoi futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët “Intelektualët” për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ky është titulli i pestë kampion në historinë e FC Dritës dhe i dyti radhazi.
Ai po ashtu uroi që FC Drita, së bashku me FC Ballkani, FC Malisheva dhe FC Dukagjini, ta përfaqësojnë sa më mirë futbollin e Kosovës në garat evropiane. ⚽🏆

Postimi i plotë:

🎉 Urime FC Drita titulli i kampionit në Albi Mall Superligë! 🏆🔵⚪️

Një tjetër sezon i jashtëzakonshëm për klubin gjilanas, i kurorëzuar me trofeun e kampionit pas një rruge të mbushur me përkushtim, cilësi, karakter dhe vazhdimësi gjatë gjithë kampionatit.

Përgëzime për futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët besnikë “Intelektualët”, të cilët ishin forcë e madhe e skuadrës në çdo ndeshje.

Ky është titulli i pestë kampion në historinë e FC Drita dhe i dyti radhazi, dëshmi e dominimit dhe stabilitetit që kjo skuadër ka ndërtuar tashmë në futbollin kosovar.

Urojmë që FC Drita, si kampione, së bashku me FC Ballkani, FC Malisheva dhe FC Dukagjini, ta përfaqësojnë sa më denjësisht futbollin e Kosovës në garat evropiane dhe të vazhdojnë të dëshmojnë vlerat e futbollit tonë.

Urime dhe suksese në sfidat e reja! 🇽🇰⚽

Të ngjashme

Të fundit