18 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

BE-ja “godet” Kurtin: Akuzat e tij për Lajçakun të pabaza

- Advertisement -

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cilësoi si “akuza të pabaza” pohimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, duke theksuar se ky i fundit ka mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të bllokut.

Kurti më 18 shtator deklaroi në Prishtinë se gjatë takimit të fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë – të mbajtur në Bruksel më 14 shtator – Lajçak ishte “pozicionuar” kundër Kosovës.

Kryeministri kosovar tha se gjatë këtij takimi – që përfundoi pa një rezultat – dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Lajçakut për, siç tha ai, krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”.

Kurti tha se Lajçaku “ka deformuar” procesin e dialogut, duke pretenduar se ai nuk është përqendruar në zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes drejt normalizimit , por ka lejuar “që qerrja të vihet para kuajve, Asociacioni i komunave një herë, e pastaj shohim”.

Marrëveshja që Kurti iu referua është arritur më herët gjatë këtij viti. Ajo nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Po ashtu palët zotohen se do të zbatojnë marrëveshjet e arritura më herët në procesin e dialogut.

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit