BDI e Ali Ahmetit kërkon zgjedhje të reja në Maqedoninë e Veriut: “Le të shpërndahet Kuvendi”

- Advertisement -

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka përshëndetur gatishmërinë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nëse një gjë të tillë e kërkon opozita.

BDI thotë se e kërkon mbajtjen e zgjedhjeve, duke vlerësuar se qeveria ka humbur legjitimitetin për të vazhduar me politikat aktuale.

“Qeveria e humbi legjitimitetin për të vazhduar me izolimin evropian, degradimin e marrëdhënieve ndëretnike, cenimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe dobësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Partia kërkon që deklarata e Mickoskit të shndërrohet menjëherë në veprim, duke bërë thirrje për përcaktimin e afatit më të shpejtë kushtetues për zgjedhjet dhe nisjen e përgatitjeve zgjedhore.

“BDI është e gatshme. Le të shpërndahet Kuvendi. Le të caktohet data. Le të shkojmë në zgjedhje”, përfundon reagimi.

Të ngjashme

Të fundit