Bayern turpëron Union Berlinin me 7 copa! Spektakël në Allianz Arena

- Advertisement -

Bayern Munich ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme ndaj Union Berlin, duke fituar 7-0 në Allianz Arena në Bundesliga.

Jamal Musiala e hapi serinë në minutën e 18-të, ndërsa Harry Kane shënoi në minutën e 39-të nga pika e bardhë. Michael Olise realizoi për 3-0 në minutën e 43-të.

Pas pushimit, Kane shënoi sërish në minutën e 54-t, ndërsa Ismael Saibari e çoi rezultatin në 5-0. Olise kompletoi një paraqitje fantastike me dy gola të tjerë, në minutat 73 dhe 76, duke kompletuar hat-trickun.

Kjo është një nga fitoret më të thella të Bayern këtë sezon, ndërsa 7-0 do të ishte gjithashtu ndër rezultatet më të thella të regjistruara deri tani këtë sezon në futbollin elitar evropian.

Për Harry Kane, mbrëmja është historike: anglezi ka arritur në 100 gola në Bundesliga në vetëm 98 ndeshje, duke vendosur rekord të ri për shpejtësinë e arritjes së kësaj shifre.

Të ngjashme

Të fundit