Analisti Baton Haxhiu ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke thënë se ajo i hapi rrugë një qeverie të udhëhequr nga Albin Kurti, pavarësisht përplasjeve dhe kritikave të mëparshme mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
“Një qeveri me Kurtin dhe t’i jepen 4 vite Kurtit, këtë e ka bërë PDK, një koalicion i pashpallur pa asgjë prapa dhe një parti që ka qenë e fyer e poshtëruar nga VV-ja i del në krah dhe ia jep të ardhmen. Kjo është Partia Demokratike sot”, tha Haxhiu në emisionin Pressing në T7, përballë deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj.
Video:






