12.8 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Bashkë me djalin, e dyshuara kryen vjedhje në banesën ku ishte punëtore e mirëmbajtjes

- Advertisement -

Ish-punonjësja e mirëmbajtjes së një banese në Tiranë bashkë me të birin është arrestuar pasi vodhi para dhe sende me vlerë po aty ku punonte.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 mijë e 150 euro, 7000 dollarë, 368 mijë lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

Në total dëmi konsiderohet në një vlerë rreth 120 mijë euro, bën me dije policia.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasve:

– R. D., 49 vjeçe dhe H. D., 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit