16.2 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

E mposht edhe Emiliano Martinezin, ja kush është portieri më i mirë në botë

- Advertisement -

Portieri i Belgjikës dhe Real Madridit, Thibaut Courtois, është cilësuar si më i miri në botë për vitin 2022 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Nuk mjaftoi që Emiliano Martinez i Argjentinës (dhe i Aston Villa) të konkurronte në një Botëror të madh si i Katarit, as ta fitonte atë për t’i rrëmbyer skeptrin e fitores belgut. Marokeni Bounou është gjithashtu në podium.

Ja 10 portierët më të mirë:

  1. Thibaut Courtois (Real Madrid, Belgjikë) – 125 pikë
  2. Emiliano Martinez (Aston Villa, Argjentinë) – 110 pikë
  3. Yassin Bounou (Seville, Marok) – 55 pikë
  4. Dominik Livakovic (Dinamo Zagreb, Kroaci) – 30 pikë
  5. Hugo Lloris (Tottenham, Francë) – 25 pikë
  6. Wojciech Szczesny (Juventus, Poloni) – 15 pikë

7–8. Jan Oblak (Atletico Madrid, Slloveni), Allison (Liverpool, Brazil) – nga 10 pikë secili

9-10. Jordan Pickford (Everton, Angli), Mick Maignan (Milan, Francë) – nga 5 pikë secili

Duhet nënvizuar se në “top 10”-shen speciale të IFFHS janë edhe dy portierë që luajnë në Itali, në Serie A. Ata janë “gardiani” i Juventusit, Szecszeny, shumë i mirë në Botërorin e Katarit me Poloninë dhe ai i Milanit, Maignan, megjithëse prej disa kohësh i dëmtuar dhe i padisponueshëm për Francën e tij në Kupën e Botës 2022.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit