5.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Baraliu fyen mediat: Një karrige speciale në ferr do t’u takojë gazetarëve nga Kosova

- Advertisement -

Analisti Bleron Baraliu ka kritikuar gazetarët dhe media në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në dështimin e lidershipit politik shqiptar kanë faje edhe medet.

Sipas tij, gazetarët në Kosovë janë vasalistë dhe tugjarë

Reflektim nga perspektiva e vështirësive të sotme. Kur një ditë historianët do të vejnë në kanar dështimet e lidershipit politik shqiptar të kohës sonë në duel me sërbinë, sidomos pas luftës së UÇKsë, një karrikë speciale në ferr do t’u takojë mediave dhe gazetarëve vasalistë e tugjarë nga Kosova. Megjithatë, pa një akces liberal të orkestruar përmes portaleve vetëshërbyese metodat dhe pallavrat e tyre me siguri do të dështonin sistematikisht përballë botëkuptimeve normale e logjikimit konvencional të shoqërisë sonë më të gjerë. Në fund të fundit problemi kurrë nuk ka qenë marrëzia dhe imbecilizmi politik i kësaj kaste vetpromovuese vasaliste, sepse i tillë ka ekzistuar inherent brenda nesh, por eksplodimi i internetit dhe portaleve të financuara nga miopë e matrapazë të llojllojshëm kanë krijuar forume ku shumë imbecilë politikë i ka lejuar të përforcojnë mbështetjen, konfidencën dhe mbijetesën e njëri tjetrit, pavarësisht shkallës së marrëzisë dhe shërbimit të tyre lojal në favor të kundërshtarëve dhe armiqve tanë”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se terrorizmi informativ e ka denigruar gazetarinë kosovare.

Prandaj sot, është e vështirë të mendosh se si mund të tejkalojmë terrorizmin informativ që e ka denigruar gazetarinë në një shantazh konsistent kundër mendimit kreativ dhe i ka shërbyer status quos politike ‘hyp se vrava, zhdryp se t’vrava’!”, ka shkruar Baraliu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit