12.8 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Ahmeti: Sot evokuam kujtimet e të gjithë veprimtarisë ilegale atdhetare, nderuam figura meritore të kombit

- Advertisement -

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përkujtuar 42 vjetorin e fillimit të demonstratave studentore në Prishtinë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot kanë evokuar kujtimet e të gjithë veprimtarisë ilegale atdhetare dhe nderuar figura meritore të kombit.

“Madhështinë e asaj periudhe atdhetare, sot e dokumentuam edhe institucionalisht përmes një botimi ekskluziv faktesh e dokumentesh me titull “Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”, dhe nuk ndalemi këtu, por bashkë me Institutin për Trashëgimi Shpirtëror dhe Kulturore të Shqiptarëve do të vijojmë me vëllime tjera për ta zbardhur çiltërsinë e lëvizjes kombëtare”, ka shkruar Ahmeti.

Tutje, ai ka thënë se kjo ka shërbyer si shkas dinjitoz dhe meritor për t’i bërë bashkë sot në zbulimin dhe zbardhjen e dosjeve të shërbimit sekret jugosllav mbi veprimtarët shqiptarë nga viti 1945 deri në luftërat çlirimtare.

“Nder i veçantë ishte edhe ndarja e dosjeve sekrete të veprimtarisë atdhetare për Qemal Agollin, Sadudin Gjurën, Tahir Hanin dhe Adem Demaçin, familjarëve të tyre në shenjë kujtimi dhe krenarie për sakrificën dhe qëndresën heroike përballë represionit të regjimit të kohës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë veprimtarët e ilegales sonë kombëtare!”, përfundon statusi i tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit