23.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Ballkani fiton pikë të rëndësishëm në Astana

- Advertisement -

Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Astanas, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Grupit C në Ligën e Konferencës. Kampioni i Kosovës ka barazuar pa gola 0:0 me Astanën, në stadiumin “Astana Arena” në Kazakistan.

Të besuarit e trajnerit Ilir Daja, ishin më dominues në një nuancë, duke përfshirë dominimin në posedim të topit, e në raste për gol.

“Portokallezinjtë” tentuan 10 herë portën kazake, duke goditur tri herë në kornizë të portës. Vlen të përmendet se një numër i tifozëve shqiptarë ishin prezent në tribuna, në përkrahje të skuadrës suharekase.

Ballkani me këtë barazim ka katër pikë në pozitën e tretë, po aq sa Astana e dyta. E para është Viktoria Plzen me nëntë pikë, derisa i fundit është Dinamo Zagrebi me tri pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit