Gazeta e famshme italiane “Calciomercato” ka shkruar për sulmuesin Edon Zhegrova, i cili shënoi në humbjen 3-1 nga Austria.
Ylli i Juventusit hyri si zëvendësues në pjesën e dytë, ndërsa realizoi golin e vetëm për “Dardanët” duke shënuar nga pika e bardhë.
Kjo formë fantastike së fundmi e ka fituar vëmendjen e të gjithëve në Itali, me mediumin e lartpërmendur që shkruan se ai i ka dërguar një mesazh të qartë trajnerit Luciano Spalletti.
“Penalltia nuk e largoi humbjen nga Austria, por e konfirmoi formën e fortë të Edon Zhegrovës. Me këtë gol, ai ka arritur në tre gola dhe një asistim në gjashtë ndeshjet e para të këtij sezoni”.
“Kjo është gjithashtu një mesazh i rëndësishëm për Luciano Spallettin, i cili asnjëherë nuk arriti të mbështetët në versionin e tij më të mirë sezon e kaluar”.

Calciomercato ndër të tjera shton se tani Zhegrova do të garojë em Francesco Conceicao për vendin e titullarit.
“Ai tashmë mund të ketë një rol më të rëndësishëm në rotacionin e Juventusit, duke pasur vetëm dy kompeticione për të garuar me bashkëlojtarët (Serie A dhe Kupën e Italisë). Me formacionin 4-2-3-1 që e përdorë Luciano Spalletti, kosovari është kandidat për pozitën e Conceicaos në krahun e djathtë”.
Ndërkohë, Zhegrova është i fokusuar te Kosova, ku të enjten do të përballet me Izraelin në Hungari./Telegrafi/






