Sami Sermaxhaj është trajneri i ri i FC Ballkanit.
Klubi nga Suhareka ka njoftuar se Sermaxhaj do të marrë drejtimin e ekipit të parë, duke u rikthyer në një klub që e njeh shumë mirë.
Sermaxhaj më herët ka drejtuar Ballkanin nga shtatori i vitit 2018 deri në maj të vitit 2019, ndërsa tani rikthehet për të udhëhequr skuadrën në sfidat e radhës.
Rikthimi i tij te Ballkani vjen në të njëjtën ditë kur Sermaxhaj njoftoi largimin nga posti i përzgjedhësit të Kosovës në futbollin e femrave.
Trajneri kosovar tashmë do të ketë për detyrë ta drejtojë Ballkanin drejt objektivave të klubit në vazhdim të sezonit.





