Ministri i Serbisë për Integrime Evropiane, Nemanja Starović, ka propaganduar në “X”, duke thënë se serbët në Kosovë “janë grupi më i privuar në Evropë nga e drejta votës”.
Madje, sipas propagandës së tij “serbëet në Kosovë janë të zhveshur nga të drejtat themelore njerëzore, politike dhe ekonomike”.
Atij i ka reaguar kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, duke renditur të gjitha të drejtat që serbët në Kosovë i gëzojnë.
“Grupi etnik më i privuar nga e drejta e votës në Evropën bashkëkohore.” Kjo është ajo që Ministri i Serbisë për Integrimin në BE e quan një komunitet që mban 10 vende të rezervuara në parlamentin tonë, një ministër të garantuar, gjyqtarë të rezervuar në tre nga organet tona më të larta gjyqësore, kanalin e vet televiziv shtetëror, të drejtën për universitetin e vet publik dhe një veto mbi çdo ligj ose amendament kushtetues që prek të drejtat e tij. Secila prej tyre është shkruar në një kushtetutë që kushdo mund ta hapë dhe ta lexojë”, ka shkruar Zulfaj.
Në të njëjtën kohë, Zulfja ka shrkuar për shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
“Dhe për privimin nga e drejta e votës. Në Serbi, adresat e shqiptarëve pasivizohen, dhe bashkë me to shkojnë edhe dokumentet e tyre, kujdesi shëndetësor, shkollimi dhe vota e tyre. Komiteti i Helsinkit i Serbisë e quan këtë “spastrim etnik përmes mjeteve administrative”. Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2025 mbi Serbinë regjistron të njëjtën praktikë. Kjo është privim nga e drejta e votës. Por kjo nuk është sepse Nemanja dhe Nemanjat në Serbi nuk e dinë. Është sepse atyre nuk u intereson. Libri i strategjisë ruse nuk kërkon të vërtetën ose faktet. Por e tillë është detyra jonë si evropianë, të çmontojmë propagandën ruse dhe përfaqësuesit e saj kudo që ta gjejmë”, ka shkruar ai në “X”. /Gazeta Express






