Bajrami: Në tenderë mungon gara reale, institucionet po paguajnë shumëfish më shtrenjtë

- Advertisement -

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti për keqmenaxhim në prokurimin publik, duke pretenduar se institucionet paguajnë shumë më tepër se vlera reale e kontratave.

Në emisionin KIKS Kosova, ajo tha se problemi qëndron te mënyra e zhvillimit të tenderëve, ku shpesh mungon konkurrenca reale mes kompanive.

Sipas Bajramit, në shumë raste institucionet përcaktojnë paraprakisht buxhetin dhe kushtet, ndërsa kompanitë duhet të konkurrojnë me ofertën më të ulët. “Ne e dimë se ata e qesin edhe buxhetin”, tha ajo.

Bajrami shtoi se në disa raste ftohen vetëm dy kompani, ku njëra shërben për të favorizuar tjetrën. “Njëra ftohet për t’ia ‘shtruar rrugën kësaj tjetrës’”, deklaroi Bajrami.

Si pasojë, sipas saj, institucionet përfundojnë duke paguar shumë më tepër se çmimi i tregut. “Organizata buxhetore përfundon duke paguar dyfish e trefish e më shumë”, u shpreh ajo.

Të ngjashme

Të fundit