-4.5 C
New York
Tuesday, January 7, 2025

Buy now

Bajrami, Muratit: Qeveria Kurti s’ka hy borxh, borxh kanë hy qytetarët për të mbijetuar

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili u krenua që Qeveria nuk ka hyrë në borxhe.

Bajrami ka thënë se e vërteta është që qytetarët kanë hy në borxhe.

“Pra, në të kaluarën shteti merrte borxh dhe ndërtonte infrastrukturë për qytetarët. Sot, qytetarët janë ata që po marrin borxh për të mbijetuar, derisa qeveria merr me shumë tatime e taksa falë çmimeve të rrituara. Në katër vitet e fundit infacioni ka qënë 21.5%.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Qeveria Kurti s’ka hy borxh, borxh kanë hy qytetarët

Kreditë në banka kanë arritë shumën 5.6 miliardë Euro, 15.7% më shumë se në vitin 2023.

Dje, Hekuran Murati paska mbajtë një ligjëratë propaganduese në Gjakovë. Ai u mundua t’i bindë gjakovarët se rritja ekonomike në të kaluarën ka ardhur nga borxhet e marra nga shteti – sipas tij 1.5 miliardë euro. Madje po krenohet se qeveria e tij nuk po bën të njëjtën gjë.

Por e vërteta qendron ndryshe nga deklaratat e Muratit:

1. Qeveri ka vazhdu me marrë borxhe, nuk kanë marrë vetëm kur s’kanë mundur t’i ketë 80 vota në Kuvend.

2. Qeveria nuk ka ndërtuar asgjë me paratë e marra borxh, sepse nuk ka pasur investime kapitale; as autostrada, as spitale, as shkolla, asgjë. Pra në vend se Qeveria të marrin borxhe për zhvillim, falë rritjes enorme të çmimeve kanë marrë më shumë para nga qytetarët, duke i varfëruar ata.

3. Politikat e qeverisë kanë futur qytetarët në borxh. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, kreditë në banka në fund të dhjetorit 2024 kanë arritur shumën pre 5.668 miliardë euro. Vetëm në vitin 2024 janë shtuar 768 milionë euro kredi të reja.

Pra, në të kaluarën shteti merrte borxh dhe ndërtonte infrastrukturë për qytetarët. Sot, qytetarët janë ata që po marrin borxh për të mbijetuar, derisa qeveria merr me shumë tatime e taksa falë çmimeve të rrituara. Në katër vitet e fundit infacioni ka qënë 21.5%.

Siç e ka thënë Ronald Reagan: “Nuk kemi inflacion sepse njerëzit po jetojnë shumë mirë, kemi inflacion sepse qeveria po jeton shumë mirë.”

Qeveria ka bërë përpjekje të mashtroj me numra katër vite radhazi, por qytetarët e kanë të vërtetën e tyre, ata që e kanë jetuar atë.

9 shkurti është afër

Ndryshimi është afër

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit