Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës Presidente.
Ajo ka thënë se “Ju kam thanë: ”Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje”.
“Ju kam thanë: ”Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje”. Urime Kosovë për Presidenten! Uroj sinqerisht që profesoresha si presidente ta mbajë balancën mes pushteteve, unitetin shoqëror, ta respektojë Kushtetutën dhe interesin e vendit. Shumë suksese, Presidente”, ka shkruar Bajrami.






