Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i është drejtuar dy partive opozitare, PDK’së dhe LDK’së, që t’i propozojnë 3 emra për president.
Bajqinovci, ka akuzuar këto dy parti, duke thënë se ato ‘’po ikin’’ prej zgjidhjes, përderisa, VV’ja po e ofron atë.
‘’LDK dhe PDK, propozoni tre emra për president mbipartiak, ashtu siç vetë keni deklaruar. Tash është momenti, dërgoni tre emra, tre emra kërkohet nëse i keni. Ne i tërheqim emrat tanë. Ne po ofrojmë zgjidhje, ju po ikni prej saj. Shumë e thjeshtë është. A keni emra, apo vetëm arsyetime. Mos e dërgoni vendin në zgjedhje, mos e maltretoni popullin. Pa barrikadime sikur në vitin 2025. Por tre emra mbipartiak po kërkohet. Topi është te ju’’, ka thënë ai.






