Ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit, ishte një nga ndeshjet derbi të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës.
Prishtina dhe Gjilani ndanë pikët, pasi ndeshja përfundoi baras me rezultat 1-1.
Pjesa e parë e përballjes u mbyll pa gola, me raste të pakta në të dyja portat.
Megjithatë minutën e 61-të, Gjilani kaloi në avantazh falë një penalltie të ekzekutuar nga Senad Jarovici, raporton Klankosova.tv.
11-metërshi u fitua pas një ndërhyrjeje me dorë të Mamengit të Prishtinës, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua me të kuq.
Përgjigja e Prishtinës ishte e menjëhershm, pasi etëm një minutë më vonë, në minutën e 62-të, vendasit gjetën golin e barazimit përmes Arjol Bllacës, duke rikthyer shpresën dhe ekuilibrin në lojë.
Ky ishte barazimi i katërt radhazi për Prishtinën, e cila mbetet në vendin e tretë me 45 pikë, vetëm një pikë më shumë se Gjilani, që qëndron i katërti.






