Avokati i Thaçit: Vendimi ndaj krerëve të UÇK-së ishte tërësisht i ndikuar politikisht

- Advertisement -

Pierre-Richard Prosper, avokat në ekipin mbrojtës të Hashim Thaçit, ka kritikuar vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në “Rubikon”, ai pretendoi se vendimi ishte i ndikuar politikisht, i paracaktuar që më herët dhe se trupi gjykues injoroi prova kyçe.

“Kishim informata të besueshme, kredibile […] që e kishin bërë të qartë që nuk ka organizim, komandë dhe kontroll të UÇK-së”, tha Prosper.

Ai përmendi raportet e inteligjencës së NATO-s dhe një letër të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Prosperi tha se mbrojtja kishte dorëzuar 44 ankesa në Apel, pa fituar asnjërën.

Të ngjashme

Të fundit