AUV: Në shumicën e mostrave u zbulua vaj palme, edhe pse nuk ishte deklaruar në etiketë

Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka mbajtur një konferencë për media, ku janë prezantuar rezultatet e analizave të mostrave të marra nga disa produkte ushqimore të kompanive të ndryshme.

Drejtori i Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë në kuadër të Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarise, Kujtim Uka, ka dhënë më shumë detaje lidhur me praninë e vajit të palmës në mostrat e analizuara.

Sipas rezultateve të prezantuara nga AUV dhe Ministria e Bujqësisë, në pothuajse të gjitha produktet ku në deklarimin e përbërjes nuk ishte shënuar përdorimi i vajit të palmës, analizat laboratorike kanë konstatuar praninë e këtij vaji.

Shumica e mostrave janë marrë në terren nga inspektorët veterinarë dhe sanitarë dhe më pas janë dërguar për analiza në laborator.

Sipas AUV-së, kontrolli është zhvilluar gjatë një periudhe tre mujore, në bazë të një vendimi të ministrit të Bujqësisë, Armend Muja.

Drejtori i AUV-së, Bekim Hoxha, bëri të ditur se, në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë, gjatë periudhës prill–korrik është realizuar një aksion i zgjeruar në sektorin e qumështit dhe produkteve të qumështit.

“Qëllimi i këtij aksioni ka qenë verifikimi i sigurisë ushqimore, autenticitetit të produkteve, përputhshmërisë së etiketimit me legjislacionin në fuqi, si dhe mbrojtja e konsumatorëve”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit