Mesfushori portugez ka kryer kontrollet mjekësore dhe stërvitjen e parë me skuadrën nën drejtimin e Jose Mourinhos, ndërsa në një intervistë për televizionin zyrtar të klubit tha se realizoi një ëndërr.
Është diçka shumë e veçantë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Kur Real Madridi më telefonoi, ishte e pamundur të mos i thoja po. Nuk mendova dy herë”, u shpreh Silva.
32-vjeçari tha se synimi i tij është të ndihmojë Real Madridin të vazhdojë traditën e fitoreve, duke theksuar se ndihet i privilegjuar që do të luajë për klubin që e cilësoi si më të madhin në historinë e futbollit.
Ai shtoi se është i gatshëm të luajë në çdo pozicion ku ka nevojë ekipi, ndërsa mes idhujve të tij përmendi Zinedine Zidane, Rui Costën dhe Luka Modrić.






