Aston Villa – Freiburg, finalja e këtij edicioni në Ligën e Europës

- Advertisement -

Aston Villa dhe Freiburg janë finalistët e edicionit të sivjetmë në Ligën e Europës.

Aston Villa siguroi kualifikimin në finale, pasi mposhti thellë 4:0 Nottingham Forest në shtëpi, ndërsa e kishte humbur 1:0 ndeshjen e parë.

Në anën tjetër, Freiburgu kaloi në finale gjithashtu me përmbysje sonte.

Ekipi gjerman fitoi 3:1 sonte ndaj ekipit portugez Braga, pasi që kishte pësuar 2:1 në ndeshjen e parë.

Finalja e Ligës së Europës zhvillohet më 20 maj në Stamboll.

Të ngjashme

Të fundit