Arsenali është shumë pranë një lëvizjeje të madhe në merkaton e verës, pasi bisedimet me Newcastle United për transferimin e Bruno Guimarães kanë hyrë në një fazë të avancuar.
Sipas raportimeve, drejtuesit e Topçinjve janë të vetëdijshëm për kërkesat financiare të Newcastle dhe pritet të paraqesin një ofertë që kalon shifrën e 80 milionë funteve, me synimin për të bindur klubin anglez në orët e ardhshme.
Një zhvillim i rëndësishëm është se mesfushori brazilian ka dhënë tashmë dritën jeshile për projektin e Arsenalit, duke shprehur gatishmërinë për t’u transferuar në Emirates Stadium.






