Arrestohet gjyqtari i Themelores, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e së Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë e Veçantë Hetimore të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë një aksion hetimor që ka rezultuar me arrestimin e një gjyqtari të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me inicialet A.G.

Sipas Prokurorisë Speciale, gjyqtari dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”.

Hetimi ndaj tij është zhvilluar në mënyrë intensive dhe të vazhdueshme për disa muaj. Gjatë kësaj periudhe, organet e hetuesisë kanë siguruar të dhëna dhe prova mbi bazën e të cilave Prokuroria Speciale ka vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprën penale.

Për këtë arsye, është ndërmarrë masa e arrestimit.

“Me qëllim të respektimit të integritetit të procesit hetimor dhe parimit të prezumimit të pafajësisë,nuk mund të ndahen detaje të tjera në këtë fazë.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftimin e korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe veprave të tjera penale, duke vepruar në përputhje me ligjin dhe me standardet e drejtësisë penale”, thotë Prokuroria

Të ngjashme

Të fundit