Arrestohet dhe ndalohet për 48 orë i dyshuari që e sulmoi me armë një person në Pejë

- Advertisement -

Është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë një person që dyshohet se shtiu me armë drejt një tjetri sot në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha se i dyshuari u arrestua.

“Personi që dyshohet se ka shtënë sot me armë zjarri, pas arrestimit nga Policia e Kosovës dhe intervistimit, është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit”, tha ai.

I dyshuari fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe Policia ishte vënë në kërkim të tij.

Të ngjashme

Të fundit