Arrestohen tre persona për dhunë ndaj grave

- Advertisement -

Tri raste të ndara të dhunës ndaj grave janë raportuar në Leposaviq, Prishtinë dhe Vushtrri, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe ndodhen në mbajtje.

Sipas Policisë së Kosovës, në Leposaviq më 17 prill, një grua ka denoncuar se ish i dashuri i saj kishte shkuar në shtëpinë e saj dhe e kishte sulmuar fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe dy raste të tjera të dhunës në familje, në Prishtinë dhe Vushtrri.

Në Prishtinë, më 17 prill, është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në banesën e tyre. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Ndërsa në Vushtrri, po ashtu më 17 prill, një tjetër i dyshuar është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës bëri të ditur se të gjitha rastet janë në procedurë hetimore.

Të ngjashme

Të fundit