Burime të emisionit “Prive Klan Kosova” kanë bërë të ditur se Elijona dhe Klodi po e shijojnë një romancë që ka nisur menjëherë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova.
Sipas burimeve, edhe pse nuk ka ende një konfirmim publik nga ata, duket se gjithçka po shkon drejt një lidhjeje që po konsolidohet gradualisht larg syrit të kamerave.
Për momentin, sipas burimeve të emisionit, dyshja po preferon ta mbajë raportin e tyre më privat.






