8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Arratisjet nga burgjet, Kica -Xhelili: Skandalet nën mandatin e Albulena Haxhiut dëshmi që s’e ka idenë për sektorin që udhëheq

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëherësh nënkryetarja Doarsa Kica Xhelili, duke folur për arratisjet e tre personave nga burgjet brenda pak muajve në Kosovë, tha se janë dëshmi e fortë që ministrja Albulena Haxhiu, nuk e ka idenë e sektorit që udhëheq.

Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express, Kica Xhelili tha se kemi një papërgjegjësi serioze në nivel qeveritar dhe një ministre të Drejtësisë, nën mandatin e së cilës ndodhin shumë skandale.

“Kemi një papërgjegjësi serioze në nivel qeveritar. Kemi një Ministre të Drejtësisë në mandatin e së cilës vidhen mostra në Institutin e Mjekësisë Ligjore; kthehen prapë; digjet objekti 2-3 herë; shkelet kushtetuta rradhaz; arratisen të burgosur njëri pas tjetrit; dhe Ministrja përfundon duke qenë selektive edhe në adresimet për ikjet e tilla, për të përmendur vetëm disa”, tha deputetja e LDK-së.

Sipas deputetes së LDK-së, kjo është dëshmia më e fortë e një njeriu që s’e ka idenë e sektorit që udhëheq.

“Fatkeqësisht, Kosova sot qeveriset nga njerëz pa asnjë ditë përvojë pune. Ky është rezultat i pritshëm”, përfundoi Kica Xhelili.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit