Çitaku: Kosova po ju pret, çlirimtarë!

- Advertisement -

Në prag të shpalljes së vendimit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se Kosova po i pret në shtëpi Hashim Thaçin, Kadri Veseli, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se vendi po i pret me zemër, shpresë e besim.

Postimi i plotë:

Më pak se 24 orë pritje.

Një jetë sakrificë. Gjashtë vjet larg Kosovës. Dhe tash, vetëm një ditë na ndan nga verdikti.

Kosova po ju pret, çlirimtarë.

Me zemër. Me shpresë. Me besim.

Ju presim në shtëpi

Të ngjashme

Të fundit