28 C
New York
Friday, July 19, 2024

Buy now

Mbyllet me barazim pjesa e parë mes Holandës e Anglisë

- Advertisement -

Ka përfunduar pjesa e parë mes Holandës dhe Anglisë, ku rezultati pas 45 minutave është 1:1.

Në Dortmund po zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Evropianit, aty ku Anglia ka treguar paraqitjen më të mirë të saj që nga fillimi i EURO 2024, ndonëse u gjenden në disavantazh.

Tre Luanët kishin kontrollin e topit dhe shanset më të mira në ndeshje.

Holanda shënoi e para në takimin e sotëm, me Xavi Simons kur gjuajti fuqishëm nga distanca për 1:0, ku vlen të ceket se Declan Rice bëri gabim në atë rast, duke humbur topin në zonë të rrezikshme.

Anglia u kthye në lojë me anë të penalltisë. Dumfries shkaktoi penallti, të cilën gjyqtari e akordoi pas rishikimit të rastit në VAR.

Harry Kane ishte i saktë, për të barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 18-të.

Anglia pati raste të mira në vijim, me yllin e Manchester Cityt, Phil Foden, që tentoi në dy raste, ku njërën goditje nga vija e portës e largoi Dumfries, ndërsa në tjetrën intervenoi portieri Verbruggen.

Deri në përfundim të pjesës së parë nuk pati ndryshim në rezultat, me 45 minutat që mbyllen me rezultatin 1:1.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit