Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Kosovës.
Schuebel ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm dhe atë që pritet të vazhdojë në të ardhmen, veçanërisht në mbështetje të përparimit të Kosovës si një shtet shumetnik.
Në takim është diskutuar edhe për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal.
“Partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah Kosovës”, ka deklaruar Schuebel.






