Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuari i parë në “Nazarko Podcast”.
Ai foli edhe për rastin e fundit që nxiti shumë reagime, sidomos në Kosovë, pra kalimi i Etnik Brrutit nga fanella ‘dardane’ në atë ‘kuqezi’.
Duka thotë se dera është e hapur për këdo. Për të gjithë ata që ndihen shqiptar.
“Pashë një status të babait të lojtarit dhe mendoj që ishte i duhuri. Akuza për mua apo FSHF-në ka në të dyja drejtimet, pse e keni marrë këtë lojtar apo pse nuk e keni marrë. Edhe kur i merr, edhe kur nuk i merr, gjysma e njerëzve janë pro dhe gjysma kundër. Nëse je i bindur që ke bërë më të mirën, duhet të vazhdosh ta bësh. A e kam marrë unë Brrutin? Unë jam një nga ata që vendos për politikat e FSHF-së dhe një nga politikat tona është që dera e Kombëtares është e hapur për këdo. Ne marrim vetëm futbollistët shqiptarë, kushdo që ndihet shqiptar luan për ne”, u shpreh Duka
Presidenti i FSHF-së, gjithashtu tregon edhe marrëdhënien që ka me Federatën e Futbollit të Kosovës:
“Kam marrëdhënie të mira me të gjitha federatat e Europës, kurse me Federatën e Kosovës kam marrëdhënie vëllazërore.”, vazhdoi tutje i pari i FSHF-së.