-0 C
New York
Wednesday, December 4, 2024

Buy now

Arifi nuk i frikësohet ndikimit të Kurtit në Luginë: Bëri gabim të madh

- Advertisement -

Kandidati për kryetar në Komunën e Bujanocit nga Partia Demokratike, Nagip Arifi  ka folur lidhur me zgjedhjet e 2 qershorit që do të mbahen në Serbi.

Sipas Arifit, kryeministri Kurti nuk ka bërë mirë që ka u ka dhënë përkrahje vetëm dy kandidatëve, por thekson se përkundër thirrjes së tij, qytetarët nuk do të ndikohen.

Sipas tij, Kurti do të duhej të bënte thirrje për qytetarët e Preshevës që jetojnë në Kosovë që të marrin pjesë në zgjedhje.

“Sa i përket kryeministrit të Kosovës mund të them se ka bërë një gabim të madh, se iu ka dhënë përkrahje dy kandidatëve, kandidates në Preshevë dhe Bujanoc, kish qenë më mirë që t’i ftojë qytetarët e Preshevës që jetojnë në Kosovë përkohësisht që të vinë dhe të votojnë. Po i bëj thirrje që të vij në Bujanoc që ta festojmë fitoren e Partisë Demokratike. Tek qytetarët nuk do të ndikojë ajo që ka thënë Kurti”, tha Arifi.

Derisa, ai shtoi se atmosfera para zgjedhjeve është e qetë në Bujanoc.

“Mundem lirisht të them se ka qenë një atmosferë e qetë dhe pa probleme dhe normal është një atmosferë që shqiptarët do të dalin të votojnë më 2 qershor dhe normal do ta votojnë më të mirin”, nënvizoi Arifi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit