Futbollisti i Uruguait, Ronald Araujo është zyrtarizuar te skuadra angleze Liverpool.
Ai është larguar nga Barcelona dhe është transferuar te kampioni i 20-fishtë anglez në formë të huazimit.
Liverpooli do të mbulojë pagën e tij, derisa në kontratë është paraparë edhe opsioni i blerjes në fund të sezonit.
“Ne kemi rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar me Ronald Araujo në formë huazimi nga FC Barcelona për sezonin 2026-27”, thuhet në njoftimin e klubit që drejtohet nga Andoni Iraola.
Ky është transferimi i tretë te Liverpooli për këtë vit, pas Victor Munozit dhe Jeremy Jacquet.






