11.4 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Anëtari i Backstreet Boys akuzohet për përdhunim

- Advertisement -

Një  grua autike ka ngritur një padi kundër Nick Carter , i cili u bë i famshëm në mbarë botën si anëtar i grupit Backstreet Boys. Mediat e huaja i quajnë deklaratat e dhëna në një konferencë për shtyp tronditëse.

“Pavarësisht se jam autike dhe jetoj me paralizë cerebrale, ndjej se asgjë nuk ka pasur një ndikim afatgjatë në jetën time sa veprimet dhe fjalët e Carter kundër meje” , shprehet 39-vjecarja.

“Vetëm sepse Nick Carter është një njeri i famshëm nuk do të thotë se ai është i shfajësuar nga krimet e tij”, ka vijuar më tej Shannon ‘Shay’ Ruth.

Ajo  pretendon se muzikanti i njohur amerikan ka abuzuar seksualisht me të kur ajo ishte vetëm 17 vjeç. Duke folur për Page Six pas ngritjes së padisë, avokati i Carter i quajti akuzat e mësipërme “absolutisht të pavërteta”.

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që një grua akuzon Carterin për sulm seksual. Në vitin 2017, Melissa Shuman , një ish-anëtare e grupit muzikor  Dream, pohoi se Carter abuzoi me të seksualisht kur ajo ishte 18 vjeç dhe ai ishte 22.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit