16.8 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Britney Spears ofendon publikisht motrën e saj

- Advertisement -

Britney Spears ka ofenduar rëndë motrën e saj, Jamie Lynn Spears, përmes një video të publikuar në profilin e saj të Instagramit, në Instastory, i cili është fshirë vetëm pak minuta më vonë.

Në videon e publikuar, e cila është bërë menjëherë virale, këngëtarja ka xhiruar veten në timon me asistenten e saj dhe disa persona të tjerë teksa ngjiten në mal dhe fyen motrën e saj duke e quajtur “k*rvë të vogël”.

Motra ime u bë pjesë e një reality shoë televiziv dhe atje i thanë shumë budallallëqe. Ajo bëri dhe banjë në xhungël. U tha atyre, më bëni banjë se më mungojnë fëmijët. “K*rvë e vogël”, tha ndër të tjera Spears teksa përdorte ironi për ta shpjeguar situatën.

Më tej, bashkangjitur postimit ajo ka shkruar: “Dua të jem një k*rvë e vogël dhe të bëj një banjë në xhunël si motra ime”.

Motra e këngëtares së hitit “Toxic” ka qenë pjesë e show-t “I’m a celebrity… Get me out of here” në nëntor të 2023. Motra e saj u largua nga formati 10 ditë pasi nisën xhirimet, për arsye shëndetësore. Por mediat zbuluan se në të vërtetë ajo nuk pranoi të fliste për raportin me Britney, ndaj edhe u largua.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit