7.8 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Messi për Lahoz: Nuk dua të flas për referin, por të gjithë kanë parë çka ndodhi

- Advertisement -

Leo Messi ka folur pas ndeshjes ndaj Holandës.

Argjentina arriti të kalojë në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti 4:3 në penallti Holandën.

Kjo ndeshje krijoi edhe mjaft tensione, duke bërë që Mateu Lahoz të dhuroi shumë kartonë të verdhë.

Lahoz ka ndarë 14 kartonë të verdhë sipas të dhënave zyrtare.

Lidhur me referin Messi refuzoi të flasë, duke thënë se mund të sanksionohet, por sipas tij të gjithë kanë parë çka ka ndodhur.

“Kjo ndeshje nuk është dashur të përfundojë në mënyrën si përfundoi. Nuk dua të flas për referin pasi sanksionohem. Por njerëzit e kanë parë çka ndodhi. Ishim të frikësuar para ndeshjes pasi e kemi ditur se çfarë është dhe unë mendoj që FIFA duhet ta rishikojë këtë. Nuk mund ta vendosni një gjyqtar si ai për këto ndeshje”, ka thënë Messi.

Në gjysmëfinale Argjentina luan ndaj Kroacisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit