Ancelotti konfirmon negociatat me Manchester Cityn për Bouaddin

- Advertisement -

Davide Ancelotti, trajneri i Lille, ka konfirmuar se klubi francez është në negociata me Manchester Cityn për talentin Ayyoub Bouaddi.

“Sigurisht që ka negociata. Shumë klube janë të interesuara për të. Shpresoj të qëndrojë me ne”, deklaroi Ancelotti.

Trajneri italian e vlerësoi maksimalisht mesfushorin 18-vjeçar, duke theksuar inteligjencën, pjekurinë dhe forcën e tij.

“Në moshën 18-vjeçare luan sikur të ishte 32. Ai është shumë i kompletuar teknikisht dhe i fuqishëm fizikisht. Në 10 vitet e ardhshme do të bëhet një nga mesfushorët më të mirë në Evropë”, shtoi ai

Të ngjashme

Të fundit