19.8 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Ambasadori Hill: Formimi i Asociacionit është test për Kosovën, u bënë 10 vjet prej marrëveshjes

- Advertisement -

Ambasadori i ShBA-ve në Serbi, Christopher Hill, ka folur sërish për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ambasadori amerikan në një panel për të ardhmen e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u shpreh se marrëveshjet e arritura duheshin respektuar dhe se kjo ishte një test për autoritetet në Prishtinë.

Ai u shpreh se Asociacioni duhej të formohej, veçanërisht pasi ishte paraparë në marrëveshjen e arritur 10 vite më parë, e këtë periudhë e vlerësoi si shumë të gjatë, raporton Kosovo-Online.

“Arsyeja e dytë është se nuk duhet të jesh historian apo antropolog për ta ditur që serbët kanë jetuar me shekuj në Kosovë dhe kanë të drejtë që ta vendosin për të ardhmen e tyre” – vazhdoi ai.

Ambasadori Hill u shpreh se BE-ja ishte “gjëja më e mirë që kishte ndodhur në shekutj e fundit.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit