Ambasada e SHBA-së: Biblioteka Kombëtare u ndriçua me flamurin amerikan, simbol i miqësisë

- Advertisement -

Me rastin e festimeve të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” u ndriçua më 4 korrik me ngjyrat e kuqe, bardhë e kaltër të flamurit amerikan.

Këto pamje i ka shpërndarë sot, ambasada amerikanë në Prishtinë.

Ambasada e SHBA-së e cilësoi këtë si një simbol të bukur të miqësisë së qëndrueshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe të përkushtimit të përbashkët ndaj lirisë dhe demokracisë.

Ndriçimi i kupolave ikonike të Bibliotekës Kombëtare ishte pjesë e aktiviteteve për shënimin e 250-vjetorit të pavarësisë amerikane, duke theksuar edhe një herë lidhjet e forta ndërmjet dy vendeve. /Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit