Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen.
Siç njofton kjo ambasadë, regjistrimi nga diaspora nuk ka qenë kurrë më i lehtë dhe mund të bëhet brenda 10 minutave.
“Regjistrimi nga Diaspora, asnjëherë nuk ka qenë më i lehtë. Mjafton një kyçje në internet për t’iu bashkuar regjistrimit online dhe për t’u bërë pjesë e numërimit të popullsisë së shtetit tënd amë”.