Kërceli i kundërpërgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit paralajmëroi se do e mbështes gruan e tij për ta paditur Kërçelin.

Kjo pasi Kërçeli gjatë emisionit “Pressing” të T7, tha se disa prej familjarëve të deputetëve të LDK-së merren me tregtim me energjinë elektrike.

Ai tha se nuk parapëlqen të përmend emra, por theksoi më vonë emrin e Lumir Abdixhikut, duke shtuyar se nuk ka thënë që ka tregtuar energji, por ka kompani për tregtim me energjinë.

Sipas Kërçelit, deputetët e LDK-së po hedhin akuza në drejtim të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Të ngjashme

Të fundit