Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Irlandës, ku do të marrë pjesë në Samitin e 9-të të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Sipas njoftimit të Qeverisë, gjatë qëndrimit në Dublin, Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale me liderë dhe përfaqësues të shteteve të ndryshme, si dhe me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare.

Takimet do të zhvillohen në margjinat e samitit dhe gjatë vizitës së tij në kryeqytetin irlandez.

Të ngjashme

Të fundit