19.1 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Allegri: Synojmë fitoren ndaj kampionëve të Italisë, duam të blindojmë vendin e katërt

- Advertisement -

Juventusi dhe Interi do të luajnë ditën e nesërme, takim që është i vlefshëm për javën e 31-të në Seria A.

Një derbi shumë i luftuar pritet të jetë ky mes dy skuadrave, pasi edhe në tabelën e klasifikimit vetëm 1 pikë i ndan zikaltërtit e Simone Inzaghit nga bardhezinjtë e Missimiliano Allegrit.

Në ndeshjen që do të luhet në “Allianz Juventus Stadium”, “Zonja e Vjetër” do të kërkojë fitoren e cila do ta poziciononte në vendin e tretë, vend që aktualisht është në pronën e Interit.

Në konferencën për shtyp, Missimiliano Allegri ka folur për këtë takim, teksa ka theksuar se përballja e nesërme do të jetë shumë e luftuar.

Gjendja e skuadrës – “Nesër do të shihni se kush do të luajë në këtë ndeshje të bukur. Chiellini është gati, Bonuçi do të ulet në pankinë, ndërsa Zakaria dhe Alex Sandro kanë rikuperuar. Jemi pothuajse të gjithë të disponueshëm. Alex Sandro do të luajë si titullar, por ashtu edhe Dybala”.

Skuadra favorite – “Interi bashkë me Napolin dhe Milanin janë favoritë për titullin. Ne duhet të bëjmë një paraqitje të mirë për të konsoliduar vendin e katërt dhe për të mundur skuadrën kampione të Italisë. Ne do të luajmë për të marrë pikë, sepse objektivi është që të luajmë në Champions sezonin e ardhshëm. Do të jetë një mbrëmje e bukur me stadiumin plot”.

Rëndësia e sfidës – “A del jashtë loje një skuadër? Unë flas për Juventusin. Ne duhet të jemi të përqendruar te ndeshja dhe më pas të shohim se në çfarë pozicioni jemi në renditje. Nuk luajmë që Interi të humbasë titullin”. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit