15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Flasin nga kompania, autobusi kosovar i së cilës u aksidentua me tramvajin në Gjermani

- Advertisement -

Pronari i kompanisë turistike “Barileva Turist”, Naser Januzi, ka treguar se si erdhi deri tek aksidenti mes njërit nga autobusët e tyre dhe tramvajit në Duseldorf të Gjermanisë.

“Shoferi ka ardhur nga parkingu për të u ndalur në stacion dhe për t’u nisur për rrugë. Derisa autobusi ka hasur në pengesë të automjeteve në anën e përparme dhe është ndalur, tramvaji ka ardhur nga mbrapa dhe e ka goditur në anën e pasme autobusin”, ka thënë Januzi në përgjigjen për Klan Kosova.

Megjithatë, sipas Januzit, dëmet janë të vogla si në autobus ashtu edhe ne tramvaj, pasi sipas tyre, shpejtësia e tramvajit ka qenë shumë e vogël.

Tutje pronari i Barileva Turist tha se nuk e ka parë të arsyeshme të raportojnë aksidentin, pasi nuk ka pasur udhëtarë në autobus dhe nuk ka pasur të lënduar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit