Aleanca sot dorëzon kallëzim penal ndaj Qeverisë në detyrë

- Advertisement -

Aleanca do të dorëzojë sot kallëzim penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë ndaj Qeverisë në detyrë, lidhur me vendime që kjo parti i vlerëson si antikushtetuese.

Sipas njoftimit të Aleancës, kallëzimi penal do të dorëzohet në orën 09:30.

Pas dorëzimit të kallëzimit, përfaqësuesit e Aleancës do të deklarohen për media dhe pritet të japin më shumë detaje lidhur me pretendimet e partisë.

Megjithatë, Aleanca nuk ka specifikuar se cilat vendime të Qeverisë në detyrë i konsideron antikushtetuese dhe për të cilat do të kërkojë përgjegjësi përmes kallëzimit penal.

Të ngjashme

Të fundit